75 Mall Live Search
09:01 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / MSH

Po kërkohej ndërkombëtarisht, policia arreston një të huaj në aeroport

Një person është arrestuar me të arritur në aeroportin “Adem Jashari”.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e 4 qershorit, shkruan Indeksonline.

Sipas policisë, i dyshuari është shtetas i huaj dhe ai është arrestuar në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar.

i dyshuari në fjalë, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Indeksonline/