Inspekcioni rrënon shtëpitë e ndërtuara pa leje, në afërsi të Trudës

Ka nisur zyrtarisht rrënimi i dymbëdhjetë shtëpive që dyshohet të jenë ndërtuar ilegalisht në afërsi të fshatit Trudë të Prishtinës.
Rrënimin është duke e bërë Inspekcioni i Komunës së Prishtinës, raporton Indeksonline.




Dje u raportua se Komuna nuk kishte lëshuar leje për ndërtim të objekteve, por që investitori kishte nisur punën megjithatë.
Në mars të këtij viti, Inspekcioni madje kishte nxjerrë aktvendim, përmes të cilit kishte paralajmëruar investitorin të bënte vet rrënimin e shtëpive.
Këtë aktvendim, investitori nuk e ka përfillur fare, gjë që ka obliguar Inspekcionin Komunal të ndërmarrë veprime konkrete.

