3 orë nga seanca e dy ‘spiunëve’ nga Ferizaj, ende po vazhdon seanca

Janë bërë tri ore nga nisja e seancës ndaj dy ‘spiunëve’ të Ferizajt, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.
Seanca është e mbyllur për dy të dyshuarit për spiunazh
Kujtojmë se Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë po shqyrton kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila ka kërkuar paraburgim për dy personat e dyshuar për spiunazh.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar paraburgim për dy personat e dyshuar për spiunazh. “Prokuroria Speciale njofton se kundër të pandehurve: B.Sh. dhe M.Q. sot i ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit, Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale: Spiunazhi nga neni 124 par. 3 të KPRK-së, ndërkaq i pandehuri M.Q. ka kryer edhe veprën tjetër penale: Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par 1 të KPRK-së, si dhe ekziston dyshimi se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale për të cilat dyshohen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale./Indeksonline/