Mësohet finalja e Roland Garros në kategorinë e femrave

Është mësuar finalja e madhe e Grand Slamit të Tenisit në ”Roland Garros”, në gategorinë e femrave.
Në finale do të përballen Iga Swiatek dhe Jasmine Paolini, shkruan IndeksOnline.
Tenistja polake, në gjysmëfinale mposhti amerikanen Coco Gauff, me rezultat 2-0 në stee 6-2 dhe 6-4.
Ndërsa italjana shënoi fitore ndaj 17-vjeçares ruse, Mirra Andreeva, po ashtu me rezultat 2-0 në sete, 6-3 dhe 6-1.
Finalja mes Swiatek dhe Paolinit zhvillohet ditën e shtune me datë 8 qershor, nga ora 15:00./IndeksOnline/