75 Mall Live Search
21:59 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / FR

“Një bukë e ndajshim në dymbëdhjetë pjesë në dhomën ku ishim nga 50-60 veta” – Ish i burgosuri tregon për ferrin e përjetuar nga gardiani serb

Në gjykimin e ish-gardianit në burgun e Lipjanit dhe Prishtinës, Dragisha Millenkoviq, ka dëshmuar dëshmitari Agron Ramadani që atë kohë ishte i burgosur.

Ai ka dëshmuar për dhunën dhe torturat që gardianët kishin ushtruar në burgun e Lipjanit.

Procesi gjyqësor në këtë rast do të vazhdojë edhe gjatë muajve në vijim pasi ka një numër te konsiderueshëm të dëshmitarëve që pritet të dëshmojnë.

Millenkoviq, dyshohet se ka kryer krime lufte derisa ushtronte detyrën e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit gjatë muajve maj-qershor 1999.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.