75 Mall Live Search
11:07 / E Premte, 07 Qershor 2024 / L K

Emocion dhe adrenalinë – Gara FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier vjen këtë fundjavë në Prishtinë!

Vera në kryeqytet po fillon me super aktivitete në kuadër të fushatës “Supervera” të organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Më 8 dhe 9 qershor 2024, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet gara FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier.

Në këtë garë do të marrin pjesë 9 shtete, me 16 ekipe kombëtare (meshkuj/femra) nga Evropa:

Kosova;

Shqipëria;

Andorra;

Armenia;

Azerbajxhani;

Qipro;

Irlanda;

Luksemburgu;

Malta.

Në FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier do të përfaqësohet edhe Kosova në të dyja konkurrencat.

Në ekipin e femrave do të paraqiten Aulona Muhadri, Astera Tuhina, Enisa Kamerolli dhe Agnesa Rrahmani.

Ndërkohë, në ekipin e meshkujve të Kosovës janë gjashtë lojtarë që po përgatiten, derisa në fund do të përzgjidhen katër lojtarë, që do të garojnë në FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier.

Gjashtë lojtarët e grumbulluar janë: Mirlind Zekaj, Kujtim Ujkani, Burim Zekiqi, Donat Rexhepi, Atik Koshi dhe Ardit Pepaj.

Më 8 qershor nga ora 09:30 deri në ora 22:30 do të mbahen garat në të dyja konkurrencat, derisa më 9 qershor garat fillojnë nga ora 15:00, kurse nga ora 18:40 dhe 19:05, do të zhvillohen finalet në konkurrencën e femrave, përkatësisht të meshkujve. 

Për ta kuptuar orarin e plotë të ndeshjeve, kliko këtu!

Merre shoqninë e eja edhe ti këtë fundjavë e shijoje prej afër energjinë edhe dashninë që basketbollit 3×3 na përcjellë!

3×3 është një mundësi për lojtarët, organizatorët dhe vendet e reja që të ngriten nga rrugët e qyteteve drejt skenës botërore. Më 9 qershor 2017, 3×3 iu shtua Programit Olimpik, duke filluar nga Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020.