Doktori i njohur kosovar thotë se sistemit tonë shëndetësor nuk i beson struktura e çoroditur e popullsisë (video)

Një numër i madh i pacientëve kosovar vazhdojnë të trajtohen jashtë vendit. E gjithë kjo si pasojë e humbjes së besimit në shëndetësinë kosovare. Përveç disa sëmundjeve të rënda, të cilat nuk trajtohen tek ne, ka dhe nga ata të cilat dhe për gjëra shumë më të thjeshta, dalin jashtë kufijve për trajtim.
E ka dhe shumë nga nënat të cilat as lindjen e fëmijeve nuk ua besojnë stafit shëndetësor kosovar dhe se fëmijët i lindin në spitalet jashtë vendit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës vetëm gjatë vitit 2023, 9 mijë e 456 lindje janë kryer në spitalet jashtë Kosovës.
Por ja se çfarë thotë Ramush Bejiqi, pediatër kardiolog për ata të cilët nuk i besojnë shëndetësisë kosovare. Sipas tij vetëm një strukturë e çoroditur e popullatës nuk pranon të trajtohet në Kosovë.
Madje thotë se janë fëmijët e strukturave të larta, që nuk i pranojnë shërbimet e tyre. Ndërsa trajtimi nga mjekët kosovarë, sipas tij nuk injorohet nga popullata e gjerë.
“Të gjithë kanë pranu të gjithë na kanë besuar neve dhe stafit. Ishte kënaqësi dhe keq kur të dielen ishin afer 95 fëmijë dhe dy prind diku 300 veta në një holl që pritnin për të bërë ekzaminimin. Kjo tregon që prindërit besojnë në institucionin tonë. I besojnë këtij misioni dhe e pranojnë. Ne shumë rrallë i kemi më së shumti i kemi fëmijet e strukturave të larta që janë të çoroditur dhe nuk pranojnë shërbimet tona. Në përgjithësi popullata e gjërë i pranon shërbimet tona dhe kalojmë shumë mirë. Ajo pjesa tjetër spo du me u marr me të”, tha Bejiqi.