75 Mall Live Search
17:55 / E Premte, 07 Qershor 2024 / Gj. Sh

Sylvinho me pesë ndryshime, formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri – Azerbajxhan

Kombëtarja e Shqipërisë sot luan ndeshjen e fundit përgatitore para Kampionatit Evropian.

Kuqezinjët do të përballen me Azerbajxhanin, në ndeshjen e cila zhvillohet në stadiumin ”Haladas Sportkomplexum” në Szombathely të Hungarisë, shkruan IndeksOnline.

Trajneri brazilian, Sylvinho ka bërë pesë ndryshime në 11-shen startues, për dallim nga ndeshja ndaj Liechtenstainit.

Në portë, Thomas Strakosha është në vend të Etrit Berishës.

Në mbrojtje Elsaid Hysaj në vend të Ivan Balliut, ndërsa Berat Xhimshiti në vend të Ardian Ismailit.

Në mesfushë, Ylber Ramadani luan në vend të Klaus Gjasulas, kurse në sulm Taulant Seferi luan në vend të Arbër Hoxhës.

Formacionet zyratre:

Shqipëria: Strakosha, Ajet, Xhimshiti, Mitaj, Ramadani, Bajrami, Asllani, Asani, Seferi, Broja.

Azerbajxhani:

/IndeksOnline/