75 Mall Live Search
08:21 / E Shtunë, 08 Qershor 2024 / Gj. Sh

Gjermania publikon listën finale për Euro 2024

Kombëtarja e Gjermanisë e ka publikuar listën finale për Kampionatin Evropian.

Trajneri Julian Nagelsmann, ka zbuluar emrat e 26 futbollistëve që do të luajnë në Euro 2024, shkruan IndeksOnline.

Nga lista paraprake, ai ka lënë jashtë vetëm portierin e Stuttgartit, Alexander Nübel, i cili bashkë me futbollistin shqiptar, Brajan Gruda dhe Rocco Reitz, të cilët ishin pjesë e grumbullimit fillestar.

Gjermania si nikoqire e Kampionatit Evropian, ndeshjen e parë e luan me 14 qershor kundër Skocisë, ndërsa është në frup edhe me Hungarinë dhe Zvicrën./IndeksOnline/