Mamadou Danfa largohet nga Ballkani

Futbollisti Mamadou Danfa është larguar nga skuadra e Ballkanit.
Sulmuesi senegalez i ka përfunduar kontrata dhe nuk kanë arritur marrëveshje të re, shkruan IndeksOnline.
Përmes një njoftimi zyrtar, klubi i Ballkanit ka njoftuar largimin e Mamadou Danfas.
”Faleminderit Mamadou Danfa!
Bëjmë me dije se marrëveshja me futbollistin senegalez ka përfunduar, andaj klubi e falenderon sulmuesin për kontributin e dhënë tek ne, duke i uruar suksese në vazhdim të karierës së tij.
Good luck, Danfa!//, thuhet në njoftim./IndeksOnline/