75 Mall Live Search
13:01 / E Shtunë, 08 Qershor 2024 / Gj. Sh

Stoltenberg dënon dhunën ndaj kryeministres daneze: Aleatët e NATO-s qëndrojnë së bashku

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar fuqishëm dhunën ndaj kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen.

Ai u shpreh se aleatët e NATO-s qëndrojnë bashkë për të mbrojtur vlerat, lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“I tronditur kur dëgjova për dhunën ndaj mikes sime Mette Frederiksen e aleatit tonë Danimarkës. Dënoj fuqishëm çdo dhunë ndaj liderëve tanë politikë. Aleatët e NATO-s qëndrojnë së bashku për të mbrojtur vlerat tona, lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit”.