Shqiptarët në Itali mobilizohen në mbështetje të kandidatit të parë shqiptar nga Italia për deputet në PE, Muharrem Salihu

Shqiptarët gjithandej Italisë janë bërë bashkë në mbështetje të kandidatit të parë shqiptar nga Italia për deputet në Parlamentin Evropian, Muharrem Salihu – Marco.
Salihu ka marrë mbështetje nga krerë institucional e partiak në Kosovë dhe Shqipëri.
“Me 8 & 9 Qershor, Vendos X mbi simbolin Stati Uniti D’Europa dhe voto duke shkruar emrin MARCO”, kishte shkruar ditë më parë Salihu.
Në anën tjetër, sot por edhe ditë më parë shqiptarët në Itali janë mobilizuar në përkrahje të tij.



