75 Mall Live Search
17:51 / E Shtunë, 08 Qershor 2024 / G T

Gareth Bale: Unë besoj në UFO, Harry Kane jo – bëni hulumtime

Ish-futbollisti i Kombëtares së Uellsit, Gareth Bale ka befasuar me një deklaratë në lidhje me alienët.

Ai thotë se beson në ekzistimin e jashtëtokësorëve, kurse tregon se nuk arriti ta bindte ish-bashkëlojtarin e tij te Tottenham Hotspur, Harry Kane, shkruan Indeksonline

“Dëshmitë e alienëve janë kudo. Njerëzit duhet të hulumtojnë, është interesante, unë jam mjaft i interesuar. Harry Kane nuk beson, sepse ai nuk ka bërë kërkime. Unë e kam bindur Joe Rodonin, por ai është ende në dyshime. Vështrimet e UFO-ve nuk mund të jenë të rreme”, tha Gareth Bale në një intervistë.

Kujtojmë që Gareth Bale u  pensionua nga futbolli gjatë sezonit të kaluar sa ishte pjesë e klubit amerikan, Los Angeles.

34-vjeçari gjatë karrierës së tij ka fituar pesë tituj të UEFA Champions League dhe tri tituj të Spanjës me Real Madridin./Indeksonline/