75 Mall Live Search
19:55 / E Shtunë, 08 Qershor 2024 / G T

Nuk ka fitues mes Austrisë dhe Zvicrës, Xhaka dhe Shaqiri luajtën disa minuta

Ndeshja mes Kombëtares së Zvicrës dhe asaj të Austrisë është mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1.

Dy golat në këtë ndeshje u realizuan në pjesën e parë, shkruan Indeksonline

Fillimisht për 0:1 shënoi mesfushori i Hoffenheimit, Baumgartner në minutën e 5’të. Më pas goli i barazimit i shënu anga Widmer në minutën e 26’të.

Image

Kujtojmë që Granit Xhaka luajti deri në minutën e 77’të, kurse Xherdan Shaqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 66’të.

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore në pragë të Euro 2024, ku dy kombëtaret do të udhëtojnë drejt Gjermanisë ditët në vijim./Indeksonline/