75 Mall Live Search
15:29 / E Diele, 09 Qershor 2024 / Gj. Sh

Tuchel takohet me pronarin e Manchester United, këta janë dy futbollistët që i do në skuadër

Manchester United ka filluar bisedimet me Thomas Tuchel, për ta drejtuar skuadrën sezonin e ardhshëm, pasi po shqyrtojnë mundësinë e shkarkimit të Erik Ten Hag nga kjo pozitë.

Sipas mediave gjermane, pronari i Man United, Sir Jim Ratcliffe javën e kaluar është takuar me teknikun gjerman në qytetin e Monakos, shkruan IndeksOnline.

Gazetari i ”Bild”, Christian Falk e ka konfirmuar takimin mes Tuchel dhe Ratcliffe, ku ka thënë se ish-trajneri i Bayernit ka pasur disa kërkesa nëse do të merrte postin e trajnerit në rast të shkarkimit të Erik ten Hag.

Tuchel i ka shpjeguar pronarit të Manchester United se është personi i duhur për të zgjidhur ploblemet e klubit me dy futbollistë, Mason Maunt dhe Jadon Sancho./IndeksOnline/