75 Mall Live Search
16:38 / E Hënë, 10 Qershor 2024 / LB

Trimror Selimi vazhdon karrierën në Shqipëri, nënshkruan me kuqezinjtë

Pas largimit nga Llapi, futbollisti Trimror Selimi do ta vazhdoj karrierën në Shqipëri.

Sulmuesi 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Flamurtarit, shkruan IndeksOnline.

Selimi në futbollin kosovar ka luajtur për skuadrët si Prishtina, Ulpiana dhe së fundi Llapi.

Ai ka pasur disa oferta në javët e fundit, por ka vendosur të luaj për kuqezinjtë e Vlorës /IndeksOnline/