Zyrtare: De Jong jashtë Euro 2024, rikthehet në Barcelonë!

Pak minuta pas fitores bindëse ndaj Islandës, Holanda ka marrë një lajm tejet të rëndë.
Frenkie De Jong do të jetë jashtë Euro 2024.
Ylli holandez ka pësuar një lëndim i cili do ta lë atë disa javë jashtë fushave.
Futbollist do të rikthehet në Barcelonë për të vazhduar rikuperimin.
Mbetet të shihet se cili do të jetë zëvëndësuesi i tij nga Koeman pasi që Holanda ka disa ditë që e ka publikuar listën e të ftuarve./Indeksonline/