75 Mall Live Search
11:30 / E Martë, 11 Qershor 2024 / k.v

Kujtimet e qershorit ’99: Kur ushtarët e KFOR-it hynë në Mitrovicë

Njëzetepesë vjet më parë, në Kosovë hynë trupat paqeruajtëse të NATO-s.

Shumë qytetarë dolën në rrugë për t’i takuar, me gjithë faktin se në shumë qytete kishte tensione ndëretnike.

Fatmir Kelmendi dhe shoku i tij, Bashkim Hasani, ishin ndër të parët që dolën në rrugë për t’i takuar ushtarët francezë të KFOR-it, të cilët arritën në Mitrovicë, më 17 qershor 1999.

Nga ajo ditë, jeta për Fatmirin dhe Bashkimin mori kah tjetër.