Drita me “forcë të re”, zyrtarizon Mustafën

FC Drita ka zyrtarizuar lojtarin më të ri.
Ilir Mustafa u është bashkuar “Intelektualëve”, për të cilët do të shërbejë gjatë sezonit të ardhshëm, e deri në qershor te 2026-ës.
“Iliri ka luajtur edhe jashtë kampionatit tonë ku në sezonin 2020/21 ka luajtur në ligën e parë të Turqisë” thuhet në njoftimin e Dritës.
Ky është njoftimi i plotë i ekipit:
Ilir Mustafa forca jonë e re
Klubi jonë FC DRITA ju njofton që ka arritur që të sigurojë shërbimet e mesfushorit Ilir Mustafa.
Iliri nga sezoni 2015/16 është pjesë e superligës së kosovës ku ka luajtur për ekipe si Lirisa, Dukagjini dhe së fundmi Malisheva.
Iliri ka luajtur edhe jashtë kampionatit tonë ku në sezonin 2020/21 ka luajtur në ligën e parë të Turqisë.
Mustafa do të jetë një forcë shtes për sezonin e ri dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme deri në qershor 2026.
Mirë se vjen Ilir