Yllka Kuqi në Pragë! Ja si duket (Foto)
Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi pas angazhimeve të shumta duket se ka gjetur kohë për pak pushim.
Së fundi ajo është parë në qytetin e bukur të Pragës, transmeton Indeksonline.
Këto pamje i ka publikuar vet Yllka në llogarinë e saj në “Instagram” ku e shohim shumë të bukur dhe në formë.
Me stil të veçantë dukej Yllka edhe këtë herë kurse një adhuruese e saj edhe e ka komplimentuar duke i thënë se është e kompletuar si njeri.
Ndryshe, Yllka ka qenë njëra nga personazhet më të komentuara të kësaj sezone festash, sidomos për veshjen e saj./Indeksonline/