75 Mall Live Search
15:04 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / mp

Kodi i procedurës civile drejt finalizimit

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, sot ka marrë pjesë në punëtorin për hartimin e Projektligjit për Kodin e procedurës civile, i cili pritet të finalizohet brenda kësaj jave.

Para të pranishmëve, zëvendësministri Sallahu tha se me përfundimin e hartimit të Kodit të procedurës civile po plotësohet mozaiku i normimit të fushës civile nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, do të lehtësohet procesi i ekzekutimit të dispozitave materiale permes dispozitave procedurale.

Zëvendësministri Sallahu tha se një plotësimi i këtyre nomrave ka si qëllim shërbimin e qytetarëve me drejtësi civile përmes rritjes së efikasiteti dhe efiktivietetit në zgjidhjen e rasteve me karakter civil.Tutje Sallahu tha se tashmë janë dy kode, ai Civil dhe tashmë Kodi i procedurës civile për të cilat Ministria e Drejtësisë është e interesuar t’i fusë në fuqi në të njëjtën ditë.

Në fund, zëvendësministri Sallahu falënderoi për punën e Përbashkët Këshillin Gjyqësor të Kosovës, gjyqtarët, EUKOJUST, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ekspertët për punën e palodhshme në hartimin, specifikimin, qartësimin dhe ndryshimin e ligjeve aktuale të transferuaruara në një kod të ri, i cili do jetë kushtetutë e sjelljes, krijimit dhe e realizimit të të drejtave dhe obligimeve për palët në proces gjyqësor.