75 Mall Live Search
15:33 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / G T

Ishte pjesë e Shkupit, skuadra e Dritës zyrtarizon mbrojtësin shqiptar

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Drita FC ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit, Blerton Sheji.

23-vjeçari sot është zyrtarizuar si lojtari më i ri klubit nga Gjilani, shkruan Indeksonline

Blertoni ka firmosur kontratë tri-vjeçare me “Intelektualët” deri në qershor të vitit 2027. Klubi i Dritës e llogaritë ish-lojtarin e Shkupit, si transferimin më të rëndësishëm të klubit këtë afat kalimtar.

“Sheji vjen nga kampionati i Maqedonisë së Veriut ku për tre sezone ishte pjesë e FC Shkupit.  Para se të transferohej në Shkup, Blertoni ishte pjesë edhe e FC Struga TrimLum për dy sezone 2019/20 dhe 2020/21.

“Blertoni do të jetë një përforcim shumë i rëndësishëm për ekipin. Blertoni ka nënshkruar kontratë tre vjeqare dhe do të jetë pjesë e klubit deri në qershor 2027”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar

Kujtojmë që Sheji mund të luaj në dy pozitat e mbrojtjes, atë të qendrës dhe krahut të majtë.

Gjatë këtij sezoni me Shkupin ai zhvilloi 30 ndeshje dhe bëri katër asiste./Indeksonline/