75 Mall Live Search
19:13 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / Gj. Sh

Gati fusha “Fadil Vokrri”, shtrohet bari hibrid (VIDEO)

Stadiumi ”Fadil Vokrri” në Prishtinë po shkon drejt përfundimet të punimeve.

Tashmë ka përfunduar procesi i shtrimit të barit hibrid, shkruan IndeksOnline.

Punimet në stadiumin e Prishtinës kanë nisur në fund të muajit mars dhe po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Stadiumi pritet të jetë i gatshëm gjatë maujit korrik dhe do të ketë standarde ndërkombëtare dhe kushte profesionale.

Ky investim ka ardhur në bashkëpunim mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti, ku vlera e investimit kap shifrën prej 1 milion e 319 mijë euro./IndeksOnline/