Blerja e parë e Bayernit do të jetë një japonez

Bayern Munchen ka bërë goditjen e parë në tregun e transferimeve.
Bavarezët kanë arritur marrëveshje me Stuttgartin, për transferimin e mbrojtësit japonez, Ito Hiroki, shkruan IndeksOnline.
25-vjeçari do t’i bashkohet Bayernit pasi të përfundojnë të gjitha detajet e kontratës.
Skudara gjermane do të paguaj klauzolën e lirimit prej 30 milion euro për mbrojtësin japonez./IndeksOnline/