A keni probleme me qimet nën lëkurë? Doktori tregon zgjidhjen

Jo rrallë ndodh që të kemi probleme me qimet nën lëkurë. Por dhe për këtë ka zgjidhje. E për zgjidhjen e këtij problemi, flet doktor Krenar Dobroshi, i cili shpjegon disa mënyra me anë të së cilave problemet me qimet nën lëkurë marrin fund.
“Problem i qimeve nën lëkurë, mund të ndodh për shkak të disa arsyeve bazike. E para është vet anatomia e qimeve. E dyta mund të jenë rrobat shumë të ngushta dhe treta depilimi në anën e kundërt të rritjes së qimeve. Këtë problematikë të rritjes së qimeve nën lëkurë ne e zgjidhim përmes një laseri të fuqishëm. Ndërsa në shtëpi mund të perdorni disa substance, si Acidi Glikolik ose Salicilik të cilët mund të ndikojnë në zgjidhjen e këtij problemi”, thotë Dobroshi..