E dhimbshme, në Rahovec traktori e godet për vdekje një person

Pasdita e djeshme ka qenë e kobshme për një familje në Rahovec.
Një person duke lëvizur mbrapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima pasi ka arritur në Spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/