75 Mall Live Search
08:09 / E Premte, 14 Qershor 2024 / G T

Dortmundi ka gati marrëveshjen me trajnerin e ri, ia beson ish-lojtarit

Skuadra e Borussia Dortmund dje mori lajmin se Edin Terzic ka kërkuar dorëheqjen, duke mbetur kështu pa trajner.

Siç raporton gazetari, Fabrizio Romano skuadra gjermane dëshiron që menjëherë ta bëjë të ditur trajnerin e ri, shkruan Indeksonline

Ish-lojtari i BVB, Nuri Sahin është kandidati potencial për ta zënë vendin e Terzicit të larguar.

Sahin ishte asistent i Terzic, ku skuadra e Dortmundit shkoi deri në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin që lam pas.

35-vjeçari tashmë ka marrë përvojë të mjaftueshme në rolin e trajnerit, pasi dikur ishte edhe pjesë e Antalyasporit në Superligën e Turqisë.

Si asistent të tij, Sahin mund ta ketë ish-lojtarin tejtër gjerman, Sven Bender./Indeksonline/