Kosova porosit automjete për bartjen e të burgosurve në Shqipëri te kompania që e prodhoi “Shotën”

Kështu së paku kanë bërë të ditur nga kompania “Timak” në Shqipëri e cila ka publikuar kohë më parë një video të “autoburgut” të cilën thonë se e ka porositur Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Autoburgjet për Shërbimin Korrektues të Kosovës janë gati”, është shkruar sipër videos.
Ndërkaq një nga punëtorët e kompanisë ka treguar detajet e këtij “autoburgu”.
“Projekti i autoburgjeve të Kosovës sapo përfundoi. Kemi bërë të mundur shtrimin e dyshemesë, veshjen dhe izolimin anësor, kemi bërë sistemin elektrik, vendosjen e disa spoteve këtu, kemi vendosur ventilatorin, sobën ngrohëse, sediljet që s’mund të mungonin, mos të harrojmë kemi vendosur edhe fenelinat”, tha ai.