75 Mall Live Search
14:21 / E Martë, 18 Qershor 2024 / AR

Scooter Braun i jep fund karrierës

Scooter Braun ka bërë emër si menaxher gjatë dy dekadave të fundit.

Artistët e famshëm që kishte në menaxhim ishin Justin Bieber (30) , Ariana Grande (30), David Guetta (56), Demi Lovato (31), Carly Rae Jepsen (38) dhe Psy (46), transmeton Indeksonline.

Braun tani ka vendosur që të heqë dorë duke i thënë lamtumirë kësaj pune me anë të një deklaratë të gjatë.

“23 vjet. Kaq kohë punova si menaxher muzike”, shkruan Braun në Instagram. Në moshën 19-vjeçare, ai e mori për herë të parë këtë rol në Atlanta për një artist të quajtur Cato ku kishte filluar rrugëtimi i tij.

Gjatë rrugës ai përjetoi shumë gjëra që nuk guxoi t’i ëndërronte – një jetë të ngjashme me atë të “Forrest Gump”, siç shkruan ai. Megjithatë, pas 23 vitesh, “ky kapitull si menaxher muzikor ka marrë fund”./Indeksonline/