Kanceri, pasojë e rrezeve X!

Shkruan: Dr. Ylli H. Mehmeti PhDc, Radiolog
1.
U nxita ta shkruaj këtë shkrim nga diskutimi i madh që bëhët mbi shkaqët e rritjës së sëmundjeve malinje (kancereve) në shoqërinë tonë. Spekulohët shumë mbi natyrën e shkaqëve të kësajë problematike , cekën shumë arsye por mbizotron një e ai shënjohët si konsumimi i ushqimit të pa kontrolluar që futët ne Kosovë prej inportit.
Deri më tani nuk kemi pasë hulumtime serioze mbi shkaqët kryesore të kësajë problematike. Nuk ka informata konkrete por më shumë janë hamendsime.
Një element i rëndesishëm e i cili nuk është diskutuar kurrë ne rrethe profesionale shëndëtësor është ai i fenomenin të ekzaminimeve radiologjike apo thënë më mirë për abuzimin ditor që bëhet me rrezatimin nga rrezet X.
2.
Nga hulumtimi i bërë nga një studim italian nxjerrë përfundimin që të moshat e reja vëtëm një egzaminim i thjeshte i radiografisë së gjoksit shfaq rrezik deri 60% për kancer të gjendres tiroide pas moshës 45 vjeçare. Jo vëtëm gjendrës tiroide por edhe inicim të kancereve në organe tjera të organizmit.
Nga pëvoja ime në spitalët e Kosovës kam parë që kishte shumë kërkesa të pa justifikuara për ekzaminime radiologjike specifikisht CT dhe radiografi . Kjo sidomos tek moshat e reja. Nuk ka studime se s´ka si të këtë për shkak së Kosova nuk ka sistem shëndetësor ku ruhën të dhënat e pacientëve. Më të veshtirë e bënë fakti që ka mos kordinim të plotë ne mes sistemit privat dhe publik.
Ajo që dihët me saktësi është që rrezet X më të cilat punon Röntgeni dhe CT shkakton dëmtime të rënda ne qelizat trupore . Demtimin e bënë kryesisht në berthamën qelizore që është struktura kryesore e qelizës. Këto rreze janë shumë të rrezikshme sidomos tek moshat e reja, kjo për shkak se qelizat e fëmijëve janë në një fazë të ndarjes dhe rritjës së shpejtë, gjë që i bënë ato më të ndjeshme ndaj dëmtimeve nga rrezatimi. Natyrisht që pasojat nuk vërehën menjëherë por pas një kohe. Kjo lidhët me situatën në Kosovë, ku rritja e rasteve të kancereve është në rritje dhe është e natyrshme që shikohët me shqetësim .
3.
Si shoqëri, është e domosdoshme të ndërmarrim masa të rrepta për të parandaluar këto abuzime dhe për të siguruar që procedurat radiologjike të kryhën vetëm kur janë vërtetë të nëvojshme. Disa nga masat që mund të merren përfshijnë:
a) Edukimi i publikut dhe profesionistëve të shëndetësisë mbi rreziqet e ekspozimit të panevojshëm ndaj rrezatimit dhe pasojat afatgjata që ai mund të ketë për shëndetin.
b) Zbatimi i protokolleve strikte për rekomandimin dhe kryerjen e ekzaminimeve radiologjike, duke përfshirë justifikimin e çdo ekzaminimi dhe sigurimin që alternativat më të sigurta janë marrë në konsideratë.Përditësimi i vazhdueshëm i njohurive të mjekëve dhe teknikëve radiologjikë mbi praktikat më të mira dhe teknologjitë e reja që minimizojnë ekspozimin ndaj rrezatimit.
c) Kryerja e auditimeve të rregullta nga Instituti i mbrojtjes nga rrezatimi në institucionet mjekësore shtetrore dhe private për të siguruar përputhjen me standardet e sigurisë dhe etikës, dhe promovimi i transparencës në raportimin e incidenteve apo shkeljeve.
4.
Duke zbatuar këto masa, mund të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe të sigurojmë që ekzaminimet radiologjike të përdoren vetëm kur janë absolutisht të nevojshme dhe të kryhen në mënyrë të sigurtë dhe etike.
Nese nuk merrën masa radikale dhe të shpejta , me këtë ritëm që është sot , do kemi shtim të numrit të pacientëve më sëmundje malinje dhe si rrjedhojë e kësaj do të ngritët ngarkesa finaciare për familjën dhe për shtetin.