75 Mall Live Search
10:10 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / L K

Gomari i zhdukur gjendet pas pesë vitesh, në tufën e drerëve (Pamje)

Donkey Diesel, i cili u zhduk në vitin 2019, u pa në një tufë drerësh kanadezë në shkretëtirën e Kalifornisë.

Diesel u pa në fund të marsit të këtij viti nga gjuetari Max Fennell, i cili e shpërndau videon e gomarit dhe drerëve në Instagramin e tij. Videoja është parë më shumë se 2.6 milionë herë.

“Ky është ndoshta një nga udhëtimet më të çmendura të gjuetisë që kam pasur ndonjëherë. Kam hasur në një tufë drerësh që adoptuan një gomar. Nuk mund të ndalem së mrekulluari me pamjen dhe jam i habitur që gomari duket i lumtur dhe i shëndetshëm. ”, shkruan Fennel në postimin e tij./Indeksonline/