Formacioni i mundshëm i Kroacisë, trajneri Dalic ndryshon skemë?
Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Shqipërisë sot luajnë ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Euro 2024.
Mediat kroate kanë filluar ta parashikojnë formacionin e Zlatko Dalicit dhe pritet të ketë ndryshime nga ndeshja e kaluar ndaj Spanjës, shkruan Indeksonline
Sipas index.hr, Kroacia pritet të startoj me dyshen sulmuese: Kramaric dhe Petkovic, kurse në mesfushë treshja e famshme: Modric, Kovacic dhe Brozovic.
Kujtojmë që ndeshja sot zhvillohet në Hamburg nga ora 15:00./Indeksonline/