75 Mall Live Search
08:27 / E Enjte, 20 Qershor 2024 / G T

Pas suksesit në futboll, Shqipëria hapë dyert e Qendrës Sportive të legjendës së tenisit Rafa Nadal

Një tjetër sukses i madh vjen nga Shqipëria dhe është kryeministri Edi Rama që e ka bërë të mundshme një gjë të tillë.

Bëhet fjalë për Qendrën Sportive të legjendës së tenisit, Rafa Nadal që është hapur në Durrës për fëmijët dhe të pasionuarit e këtij sporti, shkruan Indeksonline

Lajmin e ka bërë të ditur Edi Rama përmes rrjeteve sociale, duke ftuar të gjithë të interesuarit në sportin e tenisit t’i bashkohen kësaj aventure fantastike.

Rama u takua edhe me legjendën e tenistit spanjollin, Rafa Nadal – të cilët e nënshkruan marrëveshjen e përmirësimit të këtij sporti në Shqipëri.

“Dhe me lajmin e mirë se Qendra Sportive e legjendës së tenisit RAFA NADAL do të hapë dyert në Durrës për fëmijët dhe të pasionuarit e këtij sporti nga Shqipëria e rajoni, krah për krah me Akademinë e Futbollit të Manchester City-t, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruhet në njoftimin e Edi Ramës./Indeksonline/