Zyrtare: Leicester City prezanton trajnerin për sezonin 2024/25

Skuadra nga Premier League, Leicester City është bërë me trajner të ri pas largimit të Enzo Maresca-s.
Vendin e trajnerit italian e ka zënë, Steve Cooper – i cili ishte pjesë e Nottingham Forest, shkruan Indeksonline
Coooper ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare me skuadrën nga “King Power”.
“Jam i emocionuar dhe krenar që jam emëruar trajner i ekipit të parë të Leciester Cityt. Ky është një klub fantastic me një histori të pasur dhe mbështetës të pasionuar. Jam i emocionuar që punoj me një skuadër kaq të talentuar”, u shpreh Cooper.
Kujtojmë që trajneri Cooper më parë ka qenë pjesë e Swansea Cityt./Indeksonline/
Leicester City Football Club can confirm the appointment of Steve Cooper as our new First Team Manager 🔵
— Leicester City (@LCFC) June 20, 2024