Kosovën e kalon edhe Madagaskari në ranglistën e FIFA-s
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/kosovo.png)
Është publikuar renditja botërore e FIFA-s për muajin qershor gjatë ditës së sotme.
Në renditjen e fundit nuk ka ndonjë ndryshim të madh, ku përsëri Argjentina gjendet në pozitën që nga viti i kaluar.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/image-131-1024x164.png)
Kampionët e botës, ndiqet nga Franca e cila është në pozitën e dytë dhe Anglia në pozitën e tretë.
Ndërsa në këtë renditje nuk kanë ndryshuar pozicionimet e Kosovës dhe Shqipërisë, ku Kosova gjendet në pozitën e 105-të, dhe Shqipëria në pozitën e 66-të./IndeksOnline/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/image-130-1024x218.png)