Keni kujdes/ Droni i policisë po ju vëzhgon nga qielli, pamje e detaje nga aksioni i policisë (Video)

Policia e Trafikut Regjional të Prishtinës ka nisur një aksion për identifikimin e kundërvajtëse në trafik përmes dronit.
Patrullat e policisë sot kanë qenë të stacionuara në dy rrugë nacionale, Prishtinë-Ferizaj dhe Prishtinë-Gjilan.
Qëllimi i këtij aksioni, i cili do të zgjatë edhe në ditët në vijim, ka për qëllim parandalimin e aksidenteve dhe identifikimin e kundërvajtësve që thyejnë rregullat në komunikacion.
Zyrtarët policor kanë thënë se që nga nisja e implementimit të ligjit të ri të trafikut, ka një rënie të theksuar të aksidenteve në trafik.
Shefi i Policisë së Trafikut, kapiten Sylejman Halili ka folur për IndeksOnline duke dhënë detaje përkitazi me aksionin me dron: