Facebook e di kur po ndaheni nga partneri
Ndoshta është e çuditshme, por megjithatë rrjeti social “Facebook” me një mënyrë e parashikon sjelljen para një ndarjeje të partnerit.
Kështu, rreth një javë para se marrëdhënia të mbarojë, përdoruesi fillon të komunikojë më aktivisht me miqtë dhe familjen.
Gjithashtu ai e rrit shkëmbimin e mesazheve dhe dhënien e komenteve në publik.
Në ditën e ndarjes numri i bashkëveprimeve me përdoruesit e tjerë rritet me 225%, pra kjo është mbështetja e miqve dhe të afërmëve që e dinë se ku po shkon lidhja juaj./Indeksonline/