Pamje ekskluzive, momenti kur policia arreston “fajdexhinjtë” në Pejë

Drejtoria kundër krimit të organizimit ka zhvilluar sot gjatë ditës një aksion të suksesshëm në nivel qendror. Operacioni ka të bëje kundër fajdes dhe ka nisur në mëngjes po vazhdon është në këto orë të mbrëmjes.
‘Indeksonline’ ka siguruar pamje nga aksioni i sotëm, ku janë arrestuar disa persona në lagjen Puhovc të Pejës.
Policia përmes një komunikatë për media ka bërë të ditur se ky operacion policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
“Si rezultat i angazhimeve të pandërprera dhe hetimeve intensive nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, të asistuar nga njësitet relevante policore, sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor.
Ky operacion policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale të fajdeve.
Policia e Kosovës, do t’u mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e operacionit dhe rezultatet”, thuhet në njoftim.
Më poshtë mund ti shihni pamjet./Indeksonline/