75 Mall Live Search
13:13 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / FR

Vetaksident në fshatin Budakov, zjarrfikësit shpëtojnë 2 persona

Një vetaksident ka ndodhur gjatë orës 11:40 në fshatin Budakov.

Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se zjarrfikesit shpëtuan 2 persona ku kishin mbetur te mbyllur në vetur.

Sipas pamjeve vetura është rrotulluar, ku edhe ka përfunduar jashtë rrugës.

“Rreth ores 11:40 min ka ndodhur një vetaksident në Fshatin Budakov ku kanë mbetur të lënduar 2 persona,intervenimi shpejt nga zjarrfikesit shpëtuan 2 persona ku kishin mbetur te mbyllur në vetur”, thuhet në njoftim.