Tifozët e Fenerbahches kërcënojnë me vdekje Batshuayn dhe familjen e tij

Futbollisti Michy Batshuayi është kërcënuar me vdekje nga tiozët e Fenerbahches.
Sulmuesi belg i cili nuk është përfshirë në listën e Kampionatit Evropian, është në fund të kontratës me skuadrën turke dhe është raportuar se ai mund të transferohet te rivalët e tyre, Galatasaray, shkruan IndeksOnline.
Sipas mediave në Turqi, Batshuay tashmë ka përfunduar testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën, por është duke pritur datën 1 korrik të zyrtarizohet si futbollist i Gallatasarayt pasi ti skadon kontrata me Fenerbahchen me 30 qershor.
Rivaliteti mes dy tifozerive është i madh dhe tashmë tifozët e Fenerbahches e konsiderojnë belgun si tradhëtar.
Madje, bashkëshortja e Batshuayt, Amely Maria përmes rrjeteve sociale ka thënë se sulmuesi dhe familja e tij ka marrë kërcënime me vdekje.
“Kur nuk e dimë se çfarë po ndodh në hije, nuk duhet të drejtojmë gishtin tek të pafajshmit. Fajtorët e vërtetë janë ata që nuk marrin përgjegjësitë e tyre. Turp për ata që kërcënojnë familjen time dhe dëshirojnë vdekjen e fëmijës tim për futbollin. Dhe ju guxoni të flisni për familjen? Çfarë turp!!! Racizëm dhe kërcënime me vdekje? Zoti ju sheh të gjithëve.”, ka shkruar Amely Maria./IndeksOnline/