75 Mall Live Search
18:17 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / G T

Ndeshja ndaj Shqipërisë, UEFA dënon Kroacinë me 28 mijë euro

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Kroacisë për gjestet e tifozëve në Euro 2024.

Kroacia luajti ndaj Shqipërisë të mërkurën e kësaj jave, ndeshje kjo që u mbyll me rezultatin 2:2, shkruan Indeksonline

Në tribuna, tifozët kroat ndezën mjete piroteknike dhe hodhën gjësende në fushë. Kjo ka bërë që UEFA t’i dënojë ata me 28 mijë euro.

Kujtojmë që një dënim i tillë pritet t’i shkojë edhe Federatës Shqiptare të Futbollit dhe futbollistit Mirlind Daku, i cili bëri fyrje për serbët dhe maqedonët./Indeksonline/