Pritje vëllazërore për Presidentin Begaj në Kullën e Haradinajve në Gllogjan

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj do të shpallet sot “Qytetar Nderi”, i Deçanit.
Por, fillimisht Begaj është ndalur për vizitë në kullën e Haradinajve në Gllogjan, ku është pritur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Begaj poashtu do të bëjë homazhe në Memorialin e Dëshmorëve.
Ndërsa në ora 12:00 Presidenti Begaj do të shpallet “QYTETAR NDERI” i Komunës së Deçanit, në sallën e Kuvendit të Komunës./IndeksOnline/