Një gjë e rrallë i ndodhi Rafael Leaos në Euro 2024

Rafael Leao është suspenduar për ndeshjen e fundit ndaj Gjeorgjisë në Kampionatin Evropian.
Portugezi u ndeshkua me karton të verdhë mbrëm ndaj Turqisë, dhe do të humbas ndeshjen e ardhshme, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi i Milanit nuk do të mund të ndihmojë Portugalinë, pasi ai ishte ndeshkuar me karton të verdhë edhe në ndeshjen e parë ndaj Çekisë.
Por interesant është fakti se Leao të dy kartonët e verdhë i ka marr në minutën e njëjtë.
Ai u ndeshkua me Çekinë në minutën e 39-të për një simulim për penallti nga gjyqtari italian Marco Guida, derisa të njëjtën e bëri edhe ndaj Turqisë dhe u ndeshkua me karton të verdhë nga arbitri gjerman Felix Zwayer./IndeksOnline/