Estrada zbret përsëri në Deçan, ja data dhe ora e koncertit

Deçani vazhdon të jetë qyteti më aktiv sa i përket ngjarjeve artistike. Komuna e Bashkim Ramosajt ka organizuar përsëri koncert në qendër të qytetit këtë të premte.
Nora Istrefi, Leonora Jakupi, NRG Band, Egzon Pireci e Mimoza Mustafa janë vetëm disa nga emrat që do të performojnë në këtë koncert.
“Koncert i madh me yjet e estradës në qendër të Deçanit, në kuadër të aktiviteteve të Panairit Veror” shkruan kryetari Ramosaj në njoftim./Indeksonline/