Arrestohet një person në Malishevë, rrahu gruan e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Malishevë, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshje që kishin patur.
Sipas raportit të PK-së, viktima ka pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell IndeksOnline.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.