75 Mall Live Search
08:47 / E Martë, 25 Qershor 2024 / L K

Mblidhen 6 komisione parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e gjashtë komisioneve parlamentare.

Ky është rendi i ditës:

1.Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së

Rendi i ditës:

1. Intervistimi i  kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së.

2.Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Rendi i ditës:                                                    

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e Komisionit të mbajtur me datë 10.05.2024; 13.05.2024 dhe 28.05.2024;

3.    Shqyrtimi i projekt-rezolutës  lidhur me Raportin e Punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për vitin 2022;

4.    Shqyrtimi i raporti me rekomandime  për Projektligjin Nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë së Kosovës;

5.    Të ndryshme.

3.Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport

Rendi i ditës:                                                    

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 28.05.2024;

3.    Shqyrtimi i aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë të KKTK;

4.    Të ndryshme.

4. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione

Tryeza e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione

Tema:

Shëndeti mendor, sfidat dhe arritjetShëndeti mendor, sfidat dhe arritjet

5.Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Rendi i ditës:

1.Miratimi i rendit të ditës;

2.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë 04.06.2024;

3.Shpallja e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”;

4.Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin për vitin 2022;

5. Të ndryshme.

6. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Rendi i ditës:                                                    

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Diskutim lidhur me rekomandimet e raporteve të shqyrtuara në komision;

3.    Të ndryshme.