Zyrtare/ De Zerbi befason me ekipin e ri

Gjiganti francez, Marseille ka zyrtarizuar trajnerin e tyre të ri.
Bëhet fjalë për italianin Roberto de Zerbi, i cili do të zëvëndësoj francezin Jean-Louis Gasset.
Zyrtarizimi i De Zerbit te Marseille, sigurisht që ishte e papritur, pasi që kishte zëra se mund të menaxhonte skuadra të mëdha si Milan apo Bayern, shkruan IndeksOnline.
De Zerbi, së fundmi ishte trajner i skuadrës së Brightonit ku ndihmoi skuadrën të kualifikohej në garat evropiane për herë të parë.
Ai po ashtu menaxhoi skuadra si Shakhtar Donetsk, Sassuolo, Benevento dhe Palermo./IndeksOnline