75 Mall Live Search
15:08 / E Martë, 25 Qershor 2024 / k.v

Rinia e PDK-së në mërgatë merr pjesë në një punëtori të organizuar në Prevallë

Albijona, Fatjona, dhe Leonita tri vajza nga dega e PDK-së në Itali kanë marrë pjesë në një punëtori të organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës në Prevallë.

Për dy ditë radhazi, të rinjtë e PDK-së nga Kosova dhe vende të ndryshme të Evropës do të kenë mundësi të punojnë bashkërisht në zhvillimin e një plani të përbashkët veprimi që adreson sfidat dhe mundësitë e të rinjve.

E për këtë punëtori ka shkruar edhe Kryetari i Komisionit për Organizimin e partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, Elmi Reçica, njëherësh deputet i kësaj partie:

Krenar me rininë e partisë sonë në mërgatë!

Rinia jonë në mërgatë është simbol i energjisë, talentit dhe përkushtimit. Ata mbajnë gjallë idealet dhe vlerat tona, ndërkohë që arrijnë suksese të mëdha në profesionet e tyre.

Me krenari dhe dashuri, falënderojmë të rinjtë tanë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në vendet ku jetojnë dhe për lidhjen e fortë me Kosovën.