Argjentina kualifikohet në çerekfinale të Copa America

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitoren e dytë në Copa America dhe tashmë ka siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Kampioni i botës mposhti minimalisht 1:0 Kombëtaren e Kilit, shkruan Indeksonline
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez në minutat e fundit.
Me këtë fitore, Argjentina e Lionel Messit shkon në kuotën e gjashtë pikëve duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale.
Ndeshjen e ardhshme, Argjentina e zhvillon ndaj Perusë në Grupin A./Indeksonline/
GOAL! Lautaro Martínez finds the breakthrough for Argentina against Chile in the Copa América! ⚽️🇦🇷⚫️🔵 pic.twitter.com/sOAeZEMUPT
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) June 26, 2024