75 Mall Live Search
08:49 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / G T

Robert Gjeraj ndihmës-trajner te Drenica, merr me vete nga Liria një futbollist?

Robert Gjeraj pritet të emërohet ndihmës-trajner i Megzon Visokës te Drenica.

Indeksonline mëson se Gjeraj pritet të nisë një aventurë të re, pas eksperiencës si trajner te Liria U21.

Mësohet gjithashtu se Gjeraj do e marrë me vete edhe një futbollist te Drenica. Bëhet fjalë për Diellor Beseni, i cili kaloi dy sezone te Liria e Prizrenit.

Kujtojmë që te Drenica ka pasur ndryshime, duke u emëruar si president Ilir Veliqi.

Ndërsa, deri tani kanë zyrtarizuar një transferim, atë të Genc Hamitit./Indeksonline/